“Hidrodrini” nis implementimin e rekomandimeve të IKSHPK-së

 
Pas raportit të sotëm të IKSHPK-së dhe 10 rekomandimeve që kanë dal nga ky raport, KRU “Hidrodrini” ka urdhëruar të gjitha Njësitë Operative të Zonës së Mbulueshmërisë, që nga mëngjesi të fillojë implementimi i rekomandimeve të reja në fjalë që burojnë nga raporti i pasdites i publikuar nga IKSHPK.
“Për hir të sqarimit të opinionit, bëjmë me dije se rekomandimet në fjalë nga ana e IKSHPK-së, nuk na kanë arritur zyrtarisht por vetëm i kemi marrë nga Media. Ne lusim IKSHPK-në, që të ofrojë sqarime shtesë se cilat mostra të ujit janë marrë, pra a bëhet fjalë për mostra nga sistemi i KRU ‘Hidrodrini’ dhe inkurajojmë që mostra të merren edhe në bunare (puse), nëse nuk janë marrë, e të cilat përdoren nga banorët vet”, thuhet në njoftimin e KRU “Hidrodrini”.
Derivat i këtyre 10 rekomandimeve të publikuara, KRU “Hidrodrini” ka ngritur menjëherë pasdite, tre ekipe specifike profesionale siç janë:
1. Ekipi i kualitetit të ujit në të gjitha pikat e kontrollit, (ku do të ri-kontrollohet për klorinim).
2. Ekipi i kontrollit dhe identifikimit të bunarëve të cilat janë kyçur paralelisht në sistemin tonë.
3. Ekipi i inspektimit të gropave septike apo të ndonjë rrjeti të ujërave fekal.

Back to top button