Urimet e emrave të njohur për artistin

Urimet e emrave të njohur për artistin

Rep-artisti i njohur, Ledri Vula sot feston ditëlindjen e 33-të.

Me rastin e ditëlindjes, këngëtari mjaft i kërkuar në mbarë trojet shqiptare po merr urime të shumta nga familjarët, miqt, kolegët e fansat e shumtë.

Krahas urimeve të shumta, urimet më të veçanta reperi i mori nga prindërit, Xheraldina dhe Agron Vula, shkruan rtv21.tv

Ata përmes disa imazheve të publikuara në rrjete sociale e uruan të birin e tyre.

Ledrin në ditën e tij të veçantë e uruan edhe emra të shumtë të estradës kosovare. Disa nga emrat që e uruan Ledrin sot përmes imazheve të ndryshme në instagram janë: Lyrical Son, Ermal Fejzullahu, Kida, Yllka Brada, Getoarbë Mulliqi-Bojaj, Faton Shoshi etj.

Ledri Vula është lindur më 10 korrik të vitit 1986. Ai e ka shfaqur talentin qysh në rini, këngët e të cilit janë pëlqyer shumë nga të rinjtë, duke u bërë shumë shpejt reperi më i favorizuar në mbarë trojet shqiptare.

Ai edhe sot shënon suksese të shumta. Këngët e tij, janë ato që po mbajnë primatin e hiteve, si “Kings”, “1 Janari”,  “100 Probleme”, bashkëpunimi “Mike” me Elvana Gjatën e John Shahu, pastaj “Princess Diana” me Lyrical Son e shumë të tjera. Pastaj, janë edhe projektet e publikuara këtë vit, të cilat janë shndërruar në hite, si: “Menemadhe” në bashkëpunim me Lyrical Sonin dhe Mc Kreshën, “Kiss Kiss” në bashkëpunim me Lumi B, si dhe projekti i fundit i publikuar para tri ditësh, “MEM”, i cili deri tani ka rreth 2 milionë klikime në Youtube./21Media