Dëmshërblim për kohën e kaluar në paraburgim

Dëmshërblim për kohën e kaluar në paraburgim

Ish-shefi i Policisë Sekrete, Zoran Verushevski, në Maqedoninë e Veriut e padit shtetin dhe kërkon dëmshpërblim prej 71 mijë eurove për shkak të kohës së kaluar në paraburgim. Verishevski në seancën e sotme i shpjegoi motivet përse e padit shtetin, raporton TV21.

“Motivi i kësaj iniciative juridike është që të rrumbullakohet golgota personale familjare që shteti ma ka bërë mua me konstruksion pa precedent në historinë e shtetit. Jam akuzuar në mënyrë të pabazuar për vepra më të rënda, për tradhti dhe spiunim deri në një akuzë monstruoze për pedofili dhe diskreditim personal”, tha Verushevski.

Vendimi gjyqësor do të sillet më 4 nëntor. Verushevski, është këshilltar i kryeministrit, Zoran Zaev për siguri nacionale, kurse ata së bashku ishin të akuzuar për rastin “Puç” në vitin 2015./TV21