"Mezi po e pres bashkëpunimin tonë..."

“Mezi po e pres bashkëpunimin tonë…”

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Vesa Luma, po i gëzon fansat e saj me këtë lajm. Ajo së shpejti do të sjellë një bashkëpunim me yllin Njomza Vitia, një tjetër shqiptare e cila po zhvillon karrierën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Artistja Vesa publikoi një imazh përkrah saj dhe e paralajmëroi bashkëpunimin.

“Çfarë nate!! Ishe e mrekullueshme! Çfarë zëri, e performance! Krenare me ju! Mezi po e pres bashkëpunimin tonë. Po ky është lajmi!!!”, shkroi ajo krahas fotografisë.

Megjithatë, ajo nuk ka dhënë ndonjë detaj për projektin, se çfarë po përgatisin artistet e suksesshme mbetet të shihet.

Njomza tregoi se që kur ishte 14 vjeçe filloi të merret me muzikë, por projektin e parë e publikoi në moshën 22 vjeçare. Ajo veçse ka nisur të ngjitet në majat e muzikës ndërkombëtare si solo artiste, gjithashtu ka bashkëpunuar me Skrillex, Mac Miller dhe se fundmi edhe si bashkë autore e disa teksteve në albumin e fundit të Ariana Grande, të cilën gjithashtu e ka mikeshë./21Media