Vesa e Deniku thonë “S’paska qenë e shkrume”

Vesa e Deniku thonë “S’paska qenë e shkrume”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma pas një pauze gati dy vjeçare shumë shpejt pritet që të rikthehet me një projekt të ri muzikor,

Këtë herë, Vesa do të vijë me një baladë në duet me këngëtarin e njohur, Denik Prizrenin.

“S’paska qenë e shkrume”, titullohet kjo këngë, e cila i dedikohet dashurisë së humbur, shkruan rtv21.tv

Vesa ka  ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një pjesë nga videoklipi, xhirimet e të cilit duket se kanë përfunduar.

 

View this post on Instagram

 

Coming soon @denik_prizreni 💔 #spaskaqeneeshkrume

A post shared by Vesa Luma (@vesaluma) on


“Puth puth” titullohet projekti i fundit i Denik Prizreni, i cili është publikuar në vitin 2018. Kurse, “Ti zemra ime” është projekti i fundit muzikor i Vesës që është publikuar në muajin maj të 2017-së dhe është në bashkëpunim me Ervin Gonxhin. /21Media