Vesa në punë merr edhe djalin e saj

Vesa në punë merr edhe djalin e saj

Këngëtarja e njohur, Vesa Luma pas një qëndrimi në vendlindjen e saj në Pristhinë është rikthyer në Zelandën e Re.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, Big Basta kanë zhvendosur të gjitha aktivitetet e tyre në Zelandë të re atje ku janë duke banuar tash e sa vite.

Madje,  Vesa edhe është punësuar atje në shkollën e muzikës “Eliette’s Music Academy”, në Auckland si asistente-koriste.

Teksa ishte në Prishtinë, në një nga intervistat e saj, këngëtarja theksoi se atje punon si asistente duke u mësuar të rinjve se si të përdorin sa më mirë zërin e tyre.

Së fundmi, Vesa publikoi në InstaStory disa imazhe nga ambientet e punës, ku tregoi se ka marrë edhe djalin e saj që të nisë hapat e parë në këtë drejtim.

Te puna e mamit”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e një prej fotografive.

Ndryshe, “Spaska qene e shkrume” është projekti i fundit muzikor që Vesa ka sjell në bashkëpunim me Denik Prizrenin. Kënga e publikuar më 16 mars është pritur mjaft mirë nga publiku dhe deri tani ka arritur mbi 500 mijë klikime në Youtube./21Media