Pamje nga kanagjeqi i Vesës

Pamje nga kanagjeqi i Vesës

Vesa Luma para 4 vitesh i dha fund beqarisë, ajo u martua me reperin e njohur nga Shqipëria, Big Basta.

Dasma e çiftit ishte mbajtur në Kalanë e Lëkurasit në Sarandë, ku të ftuar kishte edhe fytyra të njohura të estradës, shkruan rtv21.tv

Por, ashtu siç e do tradita Vesa në Kosovë para dasmës kishte organizuar kanagjeqin. Këngëtarja në këtë ditë kishte veshur edhe veshjen tradicionale që vishet nga nuset shqiptare, dimi e dallamë në të cilat dukej shumë bukur.

Më poshtë mund t’i shihni dy fotografi të Vesës të realizuar në kanagjeqin e saj.

Vesa gëzon të ketë një jetë të lumtur familjare. Ajo dhe Big Basta, tash e një kohë janë zhvendosur për të jetuar në Zelandë të re së bashku me djalin e tyre, Lianin. /21Media