"Çdo njeri duhet të trajtohet barabartë"

“Çdo njeri duhet të trajtohet barabartë”

Para disa dite një nënë australiane publikoi videon e djalit të saj 9-vjeçar ku duke qarë i thoshte asaj se dëshiron të vdes pasi ishte përballur me ngacmime në shkollë për pamjen e tij. Lidhur me këtë rast prekës, ka reaguar sot këngëtarja shqiptare, Vesa Luma, e cila tregon se edhe vet ajo ishte pre e bulizmit në shkollë fillore.

Përmes disa shkrimeve të publikuara në Instastoy ka ndarë disa detaje lidhur me këtë, duke thënë se e kanë bërë akoma më të fortë.

“Rasti i këtij fëmiu më tronditi shumë si nënë dhe viktimë e bulizmit në shkollën fillore. Jam e sigurtë që shoqëria e klasës time të cilët më ndjekin, e kujtojnë sa herë më shohin kudo.. por besoj e kanë kuptuar që më kanë bërë shumë më ambicioze dhe më të fortë për jetën”,  ka shkruar ndër të tjerash Vesa në postimet e saj.

Vesa ka shkruar se rasti i saj ishte shumë më ndryshe nga fëmija në fjalë, dhe se këtë temë ajo e kishte mbyllur në zemër, por rasti i këtij fëmije e ka tronditur.

Këngëtarja 33-vjeçare ka thënë se nuk i vë faj fëmijëve tek e fundit ata nuk kanë si ta dinë nëse nuk janë prindërit dhe mësuesit ata të cilët edukojnë dhe u spjegojnë esencën e jetës.

Sipas Vesës, çdo njeri duhet të trajtohet barabartë mos të gjykohet ku i dihet jetës. /21Media