Mbrëmje falënderimi për ata që shpëtuan hebrenjtë

Mbrëmje falënderimi për ata që shpëtuan hebrenjtë

Këngëtarja Vesa Smolica do të performojë në Varshavë të Polonisë, ku është e ftuar speciale në evenimentin e organizuar nga shoqata “From the Depths”.

Kjo shoqatë do të bashkojë dhjetëra persona që ndihmuan dhe shpëtuan hebrenjtë, në mesin e tyre edhe shqiptarët.

I gjithë ky organizim do mbledh së bashku emra të mëdhenj, për të festuar 100 vjetorin e lindjes së Jozef Walaszczyk, polakut i cili rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar jetën e 54 hebrenjve.

Në këtë event do të marrin pjesë aktori i Hollywood-it, Dean Cain, aktori izraelit , Aki Avni dhe aktori polak, Alan Anders. Poashtu do të ketë mysafirë nga showbizi polak – izraelit nga Kongresi Amerikan, Qeveria izraelite dhe nga Shqipëria.

Ndërkohë, Vesa para të pranishmëve do të këndojë këngën e famshme “E dehun jam” nga Nexhmije Pagarusha dhe “Hallelujah” nga Leonard Cohen.

Kujtojmë se “Mora Testin”, është kënga e fundit e Vesën të cilën e solli në bashkëpunim me DJ Dagz dhe Dj PM/21Media