100 vjetori i lindjes së Jozef Walaszczyk

100 vjetori i lindjes së Jozef Walaszczyk

Këngëtarja Vesa Smolica ka performuar në Varshavë të Polonisë, ku ishte e ftuar speciale në evenimentin e organizuar nga shoqata “From the Depths”.

Për të festuar 100 vjetorin e lindjes së Jozef Walaszczyk, polakut i cili rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar jetën e 54 hebrenjve, shoqata bashkoi dhjetëra persona që ndihmuan dhe shpëtuan hebrenjtë, në mesin e tyre edhe shqiptarët.

Smolica tha se ishte nderuar që performoi në këtë eveniment, ku të pranishëm ishin aktorë të njohur, përfshirë dhe nga Hollywood-i.

Ishte kënaqësi dhe nder për mua të performoj në evenimentin për nder të atyre që strehuan dhe ndihmuan hebrenjtë gjatë luftës së dytë botërore  organizuar nga shoqata “From The Depths“, shkroi Smolica në rrjetet sociale.

Kujtojmë se “Mora Testin”, është kënga e fundit e Vesën të cilën e solli në bashkëpunim me DJ Dagz dhe Dj PM./21Media