Veseli në SHBA, mban fjalim para homologëve nga vende të ndryshme të botës

Veseli në SHBA, mban fjalim para homologëve nga vende të ndryshme të botës

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, me ftesë të Kongresit Amerikan, ka udhëtuar sot për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pjesë e delegacionit të Kryeparlamentarit Veseli në këtë vizitë zyrtare janë edhe deputetët Mimoza Kusari-Lila dhe Avdullah Hoti.

Gjatë kësaj vizite në Washington, kryeparlamentari Veseli ka njoftuar do të zhvillojë takime me përfaqësues të rëndësishëm të shtetit amerikan, senatorë, kongresistë dhe akterë të tjerë të jetës publike në SHBA. Në këto takime do të flitet për bashkëpunimin dhe miqësinë midis dy shteteve dhe popujve tanë, për mbështetjen e mëtejme amerikane në funksion të forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës, por edhe të rritjes së kapaciteteve shtetërore të saj.

Në një ngjarje të veçantë, e cila do të organizohet në Kongresin Amerikan, kryeparlamentari Veseli do të mbajë fjalim para drejtuesve të shumtë të parlamenteve nga vende të ndryshme të botës./21Media