Veseli nderon veprën heroike të Familjes Jashari

Veseli nderon veprën heroike të Familjes Jashari

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, me rastin e Ditës së Flamurit, ditëlindjes së komandantit legjendar Adem Jashari dhe daljes së parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, vizitoi sot Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Në shenjë kujtimi dhe nderimi për veprën heroike të Familjes Jashari, kryeparlamentari Veseli bëri homazhe dhe vendosi lule te varri i komandantit legjendar Adem Jashari, thuhet në njoftimin e dërguar nga zyra e kryeparlamentarit./21Media