Veseli premton se Serbia do të përgjigjet për kirmet në Kosovë

Veseli premton se Serbia do të përgjigjet për kirmet në Kosovë

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli në një konferencë për media theksoi se gjurmët e gjenocidit serb nuk e kane bazën të një person as të një foto por të Serbia që ka kryer krime.

Ai premtoi që Tribunali për krime serbe do të ndërtohet për drejtësinë e viktimave gjatë luftës në Kosovë.

“Një gjë duhet të dihet se Tribunali Ndërkombëtar për krimet serbe është i pashmangshëm dhe do të ndodh, ka fakte ka dëshmi ka dëshmitar, Serbia do te përgjigjet për krimet në Kosovë, kriminelet nuk do të flenë rehat”, tha ai.

Kryetari i PDK-së foli edhe për deputeten nga radhët e parëtisë së tij, Flora Brovina e cila ka publikuar dje një fotografi për të cilën ka thënë se është nga lufta në Kosovë por që doli që ajo foto gjendet në internet dhe nuk ka të bëjë më luftën në Kosovë.

Flora Brovina dje ka bërë një gabim të madh por besoj që e ka bërë pa dashje sepse e njoh Florën dhe veprimtarinë e saj, gjithsesi ajo është dashur të konsultohet para se të vijë në seancë.”, tha ai.

Deputetja Brovina sot është intervistuar nga Prokuroria lidhur më këtë rast.Veseli tha se veprimi i deputetes Brovina ishte një gabim që na ka kushtuar neve.

Nuk është Flora Brovina ajo që duhet të linçohet sot, pse nuk shikoni edhe kontributin e saj humanitar”, tha ai.

Qenësore është që Serbia do të përgjigjet për kirmet në Kosovë, tha në fund Veseli.

I pyetur se a është konsultuar Brovina me të, Veseli ka thënë se nuk i ka treguar se për çka bëhet fjalë saktësisht.

Një njeri te ngarkuar emocionalisht ka ardh me një letër te cilën e mbante me fanatizëm. I kam thënë mos me lexu se është e rëndë”, theksoi ai.

Në fund të konferencës, Veseli informoi se të hënën Kuvendi do të vazhdojë punën aty ku e la mbrëmë. /21Media