"Demonstratat studentore të atij viti patën një peshë të madhe në avancimin e kauzës sonë kombëtare"

“Demonstratat studentore të atij viti patën një peshë të madhe në avancimin e kauzës sonë kombëtare”

Sot janë bërë 38 vjet nga demonstratat e studentëve të vitit 1981. Me këtë rast, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka kujtur këtë ngjarje.

Veseli ka shkruar për këto demonstrata, duke i cilësuar ato si ngjarje me peshë të madhe në avancimin e  kauzës kombëtare për lirinë e Kosovës.

“Sot kujtojmë dhe nderojmë studentët e pranverës 81. Demonstratat studentore të atij viti patën një peshë të madhe në avancimin e kauzës sonë kombëtare për lirinë e Kosovës. Dëshmorët e pranverës 81 ishin emra që frymëzuan rezistencën deri në çlirimin e Kosovës”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Protesta spontane e studentëve të Kosovës, që ishte mbajtur në Prishtinë më 4 mars 1981 për kushte më të mira në mensën e studentëve, e cila ishte shtypur me dhunë nga policia kishte shkaktuar demonstratën e organizuar të studentëve më 11 mars, e cila po ashtu ishte shtypur me dhunë dhe ishin paraburgosur disa studentë.