Veseli dhe Kuçi dëshmojnë rastin “Syri i Popullit”

Veseli ka akuzuar Jasharin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i cili gjendej në listën e organizatës “Syri i Popullit”, ka dëshmuar në seancën e sotme gjyqësore, me ç’rast e ka pyetur të akuzuarin Murat Jasharin se pse e ka futur në listë.

Veseli ka akuzuar Jasharin se në bashkëpunim me një rumune ka dashur ta vras bashkëluftëtarin e vëllait.

“Marre për ty. Ke shku me rumune. Marre. Për me vra bashkëluftëtarin e vëllait”, i ka thënë Veseli – Jasharit, për të cilin ka kërkuar dënim meritor, pasi nëse njerëz të tillë janë të lirë mund të kemi viktima sic ndodhi dje në Istog.

Derisa seanca po vazhdon, avokati Ramiz Krasniqi, tha se do të paraqes kallxim penal ndaj sjelljeve të kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Ndërkohë, i pranishëm për dëshmi ishte edhe Hajredin Kuçi.

“Nuk jam kanosur nga asnjë person ndonjëherë. Kam dëgju nga organet e drejtësisë për organizatën “Syri i Popullit”, pas atentatit të avokatit Azem Vllasi. Sadri Ramabajën e njoh, e kam student në master dhe të njëjtën kohë anëtar i komisionit dhe asnjëherë nuk kemi pasur telashe të tjera”, tha ai.

Kurse, i akuzuari Sadri Ramabaja ka thënë se janë miq me Kuçin.

“Ne kemi qenë miq, kemi shkëmbyer teori, po të kisha qenë në dijeni që është në listë, nuk do të isha shoqëruar. Ky më njeh më së miri se më ka pas student”, tha ai.

Back to top button