Veseli: Diplomacia të bëhet promovuesi kryesor i mundësive ekonomike

Veseli tha se zhvillimi ekonomik është faktori numër prej të cilit varen të gjitha proceset tjera në vend

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, mori pjesë dhe mbajti fjalë rasti në konferencën “Diplomacia ekonomike e Kosovës ‘Made in Kosova’”, në të cilën po marrin pjesë ambasadorë të Kosovës dhe përfaqësues të bizneseve e prodhuesve vendorë.

Veseli tha se zhvillimi ekonomik është faktori numër prej të cilit varen të gjitha proceset tjera në vend. Ai tha se vetëm një rritje e fuqishme ekonomike siguron ngritje të nivelit të punësimit në vend, rrjedhimisht edhe ngritje të standardit jetësor të qytetarëve tanë, si dhe mundësi të investimeve kapitale në sektorët tjerë vitalë për shoqërinë.

Ai tha se diplomacia duhet të bëhet promovuesi kryesor i mundësive ekonomike të Kosovës dhe kjo duhet të bëhet çdo ditë, gjatë 365 ditëve të vitit. Veseli shtoi se diplomacinë ekonomike duhet bërë kriter themelor në performancën e diplomatëve të vendit tonë. Kreu i Kuvendit tha se ambasadat e Kosovës duhet të ngrisin fokusin e tyre ekonomik, nga niveli i atasheve individual ekonomikë, në nivel të departamenteve ekonomike që hulumtojnë kërkesat e investitorëve potencialë dhe orientojnë këto kërkesa drejt Kosovës./21Media

Back to top button