Sipas Veselit, për këtë trevë kjo është një ndihmesë simbolike

Sipas Veselit, për këtë trevë kjo është një ndihmesë simbolike

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli sot qëndroi në një vizitë në Plavë e Guci ku si donacion nga Kuvendi i Kosovës dorëzoi një koleksion librash për shtëpinë e kulturës së sapondërtuar nē Vuthaj.

Me anë të një postimi në Facebook, Veseli theksoi se për këtë trevë kjo është një ndihmesë simbolike që përballë stuhive të historisë, ia ka dalë ta mbrojë me nder identitetin kombëtar dhe traditën tonë.

Në fund, Veseli theksoi se edhe pse të ndarë prej malesh të larta, lidhja me Kosovën ka qenë dhe do mbetet shumë e fortë me ketë trevë. /21Media