Po mbahet seanca e Kuvendit

Po mbahet seanca e Kuvendit

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka deklaruar se ideja e rezolutës është që të vazhdohet me hapa të tjerë, pasi duhet të krijohet një Tribunal Ndërkombëtar për krimet serbe. Veseli këto komente i ka bërë pas propozimit të shefit të Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi për krijimin e një komision lidhur me sanksionet e krimeve dhe gjenocidit serb në Kosovës.

“Tani është përvjetori i masakrave të mëdha, 186 masakra, me qindra vet, fëmijë nga posa të lindur për besë të gjithë më tepër si politikan jemi qenie njerëzore kur shkojmë t’i përkujtojmë ende dhe Kuvendi mos me marrë asnjë hap nuk është e ndershme. Keni parasysh me datën 3 gusht 2015, Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk ka arritur ta bëjë këtë, 102 deputetë kanë votuar, 55 kundër”, ka thënë Veseli.

Veseli ka deklaruar se edhe sot po ndodhë mohimi i masakrave nga serbët dhe kështu do të ndodhë edhe pas pesë viteve.

“Ideja nuk është vetëm të bëjmë rezolutë, ideja është që përmes kësaj rezolute  të bëhen hapat, duhet të shkojmë në Këshill të Evropës, Parlament Evropian ky komision. Duhet të krijohet një Tribunal Ndërkombëtar për krimet serbe dhe kjo duhet gjithsesi, është në nderin dhe dinjitetin e këtij vendi. I keni mohimin e makrave e cila po ndodh sot dhe kështu do të ndodhë edhe pas pesë viteve të gjitha”, ka thënë ai.

Këtë nismë e ka mbështetur edhe shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar edhe kjo parti e mbështes themelimin e një rezolute për sanksionet ndaj krimeve serbe. Ai ka kërkuar që kjo rezolutë të jetë në frymën e parlamentit evropian dhe të jetë e pranueshme për të gjithë deputetë e Kuvendit të Kosovës.

“Ne e mbështesim plotësisht dhe ne do ta delegojmë deputetin Armend Zemanj që është zëvendëskryetar i grupit parlamentar dhe shpresoj që në konsultim me të gjitha grupet parlamentare të nxirret një rezolutë në frymën edhe të rezolutave të Parlamentit Evropian, i cili ka dënuar masakrën në Srebrenicë e plotë vendeve të tjera,shpresoj se do të nxjerrim një rezolutë që është e pranueshme për të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Hoti.

Krijimin e një rezolute e ka kërkuar Bilall Sherifi, nga Nisma Socialdemokrate. Ai ka thënë se është koha që të krijohet një komision ad-hoc nga Kuvendi i Kosovës dhe të gjitha deklarimet publike të partive politike t’i bashkojnë në një rezolutë, lidhur me gjenocidin e Serbisë në Kosovë.

“Duke pasur parasysh deklarimet publike të të gjitha partive politike sidomos kohëve të fundit lidhur me sanksionimin e krimit të  gjenocidit në Kosovë nga Republika e Serbisë, nga shteti, nga ushtria, nga policia nga të gjitha segmentet e aparatit shtetëror represiv  të Serbisë në Kosovë mendoj që tani është koha të krijojmë një komision ad-hock nga kuvendi i Kosovës dhe të gjitha deklarimet publike të partive politike por t’i shkrij në një rezolutë të përbashkët…Unë jam një propozim rezolutë do ta shtoj një komision pastaj jemi të hapur për të plotësuar apo për ta hequr sido që ne ta shohim të arsyeshme si komision pastaj ta sjellim në Kuvend”, ka thënë Sherifi.

Në këtë seancë po shqyrtohen pikat e mbetura nga seancat e datave 30 janar, 28 shkurt, 7, 12 dhe 13 mars, të cilat ishin paraparë për 11 prill, por që u shtynë për shkak të mbajtjes së seancës së jashtëzakonshme mbi migrimin e të rinjve.