Veseli e Lushtaku i urojnë mirëseardhje Selimit

“Sylejman Selimi është sinonim i të vërtetës së UÇK”

Ish-komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi, sot është liruar me kusht. Lajmin për lirimin e tij e ka konfirmuar drejtori i burgjeve, Nehat Thaçi, për portalin rtv21.tv

“E konfirmoj se paneli për lirim me kusht e ka liruar Sylejman Selimin”, ka thënë Thaçi në një përgjigje elektronike.

Për lirimin e tij, Kadri Veseli, i ka uruar mirëseardhje Selimit dhe ka thënë se ai është sinonim i së vërtetës së UÇK-së.

“E vërteta mund të vonohet, por ajo gjithmonë triumfon. Sylejman Selimi është sinonim i të vërtetës së UÇK. MIRË SE VJEN KOMANDANT!”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Lajmin për lirimin e Selimit e ka mirëpritur edhe ish-komandanti i UÇK-së, gjeneral Sami Lushtaku, i cili përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kosova tashmë frymon më lirshëm.

Gjeneral Sylejman Selimi ishte arrestuar në maj të vitit 2013 dhe ishte shpallur fajtor për një vepër penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile nga Gjykata Themelore në Mitrovicë më 27 maj 2015 duke u dënuar më 6 vjet burg. Ndërsa, më  7 qershor 2018 është mbajtur rigjykimi për “Drenica 2”, më 11 qershor është mbajtur për “Drenica 1”. Për këtë edhe avokati i tij, Tomë Gashi pati thënë ditë më parë se pa asnjë të drejtë ligjore po vazhdon të mbahet në burg Sylejman Selimi tash e tre muaj./21Media

Back to top button