Veseli e Qupeva negociojnë me Serbinë për hekurudhat

Diskutohen detajet e marrëveshjes së mundshme hekurudhore

Ministri i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj ka vendosur që Xhemë Veseli, drejtor i Departamentit të Transportit Tokësor në këtë ministri dhe Ramë Qupeva, drejtor i Departamentit të Infrastrukturës Rrugore të udhëheqin negociatat për fillimin e linjës direkte hekurudhore me Serbinë.

Veseli do të jetë kryesues i këtij ekipi, ndërsa Qupeva anëtar.

“Ndonëse institucionet tona janë të gatshme në vazhdimësi për kontribut në stabilitet dhe fqinjësi të mirë, theksojmë se çfarëdo marrëveshje që do të arrihet do të jetë vetëm sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës”, ka thënë Lekaj.

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, të premten nga Beogradi ka paralajmëruar aktivizimin e linjës hekurudhore Prishtinë-Beograd, pas marrëveshjes për atë ajrore që u arrit pak ditë më parë./21Media

Back to top button