Veseli uroi vikend të këndshëm për të gjithë

Veseli uroi vikend të këndshëm për të gjithë

Kryeparlamentari Kadri Veseli është ndër politikanët, që tregohet mjaft i hapur për publikun. Si nga takimet dhe vizitat zyrtare, por edhe nga tubimet dhe shëtitjet e private, Veseli publikon imazhe të shumta në rrjete sociale.

Veseli njihet si një nga politikanët që shëtitë në vende të ndryshme natyrore të Kosovës. Për dallim prej herëve tjera, sot kryetari i Kuvendit doli në kryeqytet.

Ai e shijoi këtë ditë vikendi në kryeqytet së bashku me katër fëmijët e tij, shkruan rtv21.tv

“Me Rritën, Lirin, Yllnorin dhe Klestorin, për ta shijuar këtë ditë të bukur në Prishtinë. Vikend të këndshëm për të gjithë”, shkroi Veseli krahas imazhit të hedhur në facebook.

Nga imazhi që hodhi Veseli në facebook shihet se mungon bashkëshortja e tij, Violeta, e cila çdo herë qëndron krah bashkëshortit.

Kadri Veseli është 51 vjeçar, është i martuar me Violetën, me të cilën ka katër fëmijë./21Media