Kryeparlamentari Kadri Veseli ka uruar Federatën e Basketbollit për fitoren ndaj Qipros.

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka uruar Federatën e Basketbollit për fitoren ndaj Qipros.

Kombëtarja e Kosovës U18 në basketboll ka fituar ndaj Qipros në finalen e Kampionatit Evropian të Divizionit C. Kosova fitoi përballje në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve me rezultatin, 73-64. Pas kësaj fitore, ka reaguar Kryparlamentari Kadri Veseli.

“Përgëzoj djelmoshat e përfaqësueses sonë të basketbollit të grupmoshës nën 18 vjeç të cilët sonte u shpallën kampion në Kampionatin Evropian të Divizionit C, të mbajtur në Prishtinë. Kështu në mënyrën më të mirë të mundshme po i rendisim sukseset njërin pas tjetrit. Kjo më së miri po e dëshmon faktin se sportistët tanë janë e ardhmja e ndritshme e shtetit tonë”, ka shkruar ai në Facebook.

Pas kësaj fitore, Kosova ka arritur vendin e parë në këtë turne edhe gjithashtu ka siguruar pjesëmarrjen në Divizionin B për vitin e ardhshëm. / 21Media