Vlera e investimeve sipas Veselit do të jetë mbi 10 milionë euro

Vlera e investimeve sipas Veselit do të jetë mbi 10 milionë euro

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka treguar se është përgatitur projekti për renovimin e stadiumit olimpik “Adem Jashari”. Sipas një postimi në Facebook të Veselit, vlera e investimeve do të jetë mbi 10 milionë euro.

“Në muajin gusht, Mitrovicës ia dhamë fjalën se do ta transformojmë tërësisht stadiumin olimpik “Adem Jashari” dhe këtë fjalë po e mbajmë. Tashmë është përgatitur projekti për renovimin e stadiumit. Vlera e investimeve do të jetë mbi 10 milionë euro. Me këtë, Kosova, si një kampione në sporte, po krijon kushte edhe më moderne për sportistët tanë. Investimet do të ndodhin edhe në sporte të tjera.”, ka shkruar Veseli.

Ndërkohë, dje ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka thënë se ky stadium do të jetë i mbyllur gjatë vitit 2019 dhe në të nuk mund të zhvillohen aktivitete. Ky është vendimi i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e cila për herë të tretë do të investojë në impiantin që ndodhet në Mitrovicë./21Media