Veseli: Fillimi i Ri shpresë për Kosovën

Veseli premton fuqizim të ekonomisë, bujqësisë, shëndetësisë…

Lideri i PDK-së Kadri Veseli, i cili në qytetin e Ferizajt shpalosi platformën e Fillimit të Ri tha se pas 11 qershorit, Kosova me fitoren e koalicionit PDK do të ecë fuqishëm përpara, pasi që Fillimi i Ri është shpresa për Kosovën.

“Fuqizimi ekonomik, e forcon sovranitetin, flamurin kombëtar shqiptar dhe flamurin e shtetit të Kosovës. Do të përkrahim ndërmarrësit tanë. Ata të cilët po punojnë për ta çuar Kosovën tonë përpara. Fillimi i ri do të japë mbështetje të fuqishme fermerëve, bujqësisë. Fillimi i ri është fuqizim. Më shumë se 70 për qind në këtë shesh janë të rinj. Duhet t’i fuqizojmë ata. Duhet të bëjmë ata që e meritojnë. Nuk mund të ec një shtet përpara pa pasur fuqizim të gruas. Do ta fuqizojmë sektorin e shëndetësisë publike. Nuk do të lejojnë më që nga Kosova jonë të ikin doktorët jashtë. Do t’ua rrisim pagat dhe do t’i përmirësojmë kushtet e punës. Interesi i këtij vendi është të rritet ekonomia 8 përqind. Kur e kemi këtë ekonomi do ta kemi dhe një ushtri të fuqishme, që do ta kemi prioritet në fillim të mandatit të Fillimit të Ri”, tha Veseli.

Back to top button