Veseli flet me Talat Xhaferin

Veseli ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryetarin e sapozgjedhur të Parlamentit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryetarin e sapozgjedhur të Parlamentit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferin, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit politike në Maqedoni e rajon, për bashkëpunimin ndërshtetëror dhe për rëndësinë e stabilitetit në mbarë Ballkanin Perëndimor.

Ai në facebook ka shkruar se një Maqedoni shumetnike dhe unike është në interes të qytetarëve që jetojnë në të, por edhe në interes të stabilitetit rajonal.

“Me z. Xhaferi, të cilit i ofrova bashkëpunim dhe mbështetje të plotë, u zotuam se do të mbetemi të përkushtuar që të vazhdojmë të kontribuojmë që Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë të mos devijojnë nga kursi i integrimeve euro-atlantike”, ka thënë ai.

Back to top button