Në sallë 65 deputetë

Në sallë 65 deputetë

Kryeparlamentari Kadri Veseli po vazhdon t’i bëjë ftesë deputetëve që të shkojnë në seancën e Kuvendit që po voton për disa projektligje.

“Ftojë deputetët të vijnë në seancë sepse jemi në votim”, ka thënë Veseli.

Gjithsej 40 pika të rendit të ditës janë paraparë sot për seancë. Megjithëse deri tani Kuvendi ka arritur deri në pikën 18 dhe ka miratuar disa projektligje në mungesë të opozitës.

Në seancë po marrin pjesë vetëm 65 deputetë. Votimi tashme ka filluar.

Ndryshe, opozita më herët ka paralajmëruar mungesën e saj në mbledhjet e Kuvendit.