Veseli fton LDK-në dhe VV-në që t’i bashkohen Ekipit Shtetëror

Veseli reagon për letrën e Trumpit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se letra e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, drejtuar Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është një mesazh i qartë përkrahës për Kosovën dhe shtetësinë e saj.

“Është edhe një dëshmi shtesë për miqësinë e natyrshme dhe të përjetshme mes Kosovës dhe SHBA-ve. Dialogu është e vetmja mënyrë për zgjidhjen e problemeve dhe thirrja e Presidentit të SHBA-ve është thirrje për të gjithë akterët në politikë që t’i bashkohen rrugëtimit tonë në Dialog për njohje të Kosovës nga Serbia dhe anëtarësim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara”, ka thënë Veseli.

Ai i ka ftuar edhe një herë Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje që t’i bashkohen Ekipit Shtetëror, i miratuar para disa ditëve në Kuvendin e Kosovës dhe që bashkë të forcojmë Kosovën.

“Kosova është e bekuar me miqësinë që ka me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka përfunduar shkrimin në facebook Veseli./21Media

Back to top button