Veseli nderon martirët e luftës

Veseli nderon martirët e luftës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, sot nuk është i pranishëm në seancën parlamentare, pasi po qëndron në Poklek dhe Çikatovë për t’i nderuar martirët e luftës.

Veseli tha se vrasja e këtyre grave, fëmijë e pleqve, dëshmon për një nga krimet më çnjerëzore të Serbisë në Kosovë.

“Në Poklek dhe Çikatovë, për t’i nderuar martirët e luftës sonë për liri dhe pavarësi. Vrasja e këtyre qytetarëve, shumica prej të cilëve gra, fëmijë e pleq, dëshmon për një nga krimet më çnjerëzore të Serbisë në Kosovë dhe për sakrificën e madhe të popullit tonë për liri. Lavdi e përjetshme për të gjithë të rënët e lirisë”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Në Poklek të Drenicës forcat serbe vranë dhe masakruan mbi 54 anëtarë të familjes Muqolli dhe Elshani, shumica prej tyre gra, pleq dhe fëmijë. Në të njëjtën ditë, ato vranë edhe 24 shqiptarë në fshatin Çikatovë e Vjetër. / 21Media