Veseli ankohet te Grenell: Albini është gënjeshtar

Veseli i përgjigjet Grenell-it

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, i është përgjigjur të dërguarit të Trumpit për dialogun, Richard Grenell, i cili tha se SHBA  kërkon heqjen e taksës dhe se Kurti ka të drejtë.

Veseli i tha Grenellit se Albin Kurti është një mashtrues. Në shkrimin e tij në Twitter, ish kryeparlamentari tha se është i shqetësuar me nxitimin e qeverisë së re për t’u marrë me këtë çështje pa një plan konkret.

“Zotëri Ambasador, Albini është gënjeshtar. Propozimi im për taksën është shumë i qartë qysh prej janarit 2019. Albini nuk e ka mbështetur dhe ka bërë fushatë kundër. Unë jam i shqetësuar me nxitimin e qeverisë së re për t’u marrë me këtë çështje pa një plan konkret, i cili e vendos interesin më të mirë të Kosovës në rend të parë”, ka shkruar Veseli./21Media

Back to top button