Veseli i shqetësuar me zhvillimet në Maqedoni

Ai i bënë thirrje politikanëve ta ruajn paqen

Pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferit filluan protestat kështu duke eskaluar situate në Maqedoni. Me këtë rast u lënduan Zoran Zaev dhe Damjan Mançevski si dhe deputetë dhe gazetarë të shumtë.

Me këtë rast kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli ka reaguar përmes një shkrimi në “Facebook”, duke thënë se është I shqetësuar për zhvillimet në Maqedoni.

“Jam i shqetësuar me zhvillimet e oreve te fundit ne Maqedoni, te cilat po i percjellim me vemendje te shtuar. Maqedonia eshte nje shtet mik, qe e ka pranuar pavaresine e Kosoves”, ka thënë Veseli.

Ai ka i ka bërë thirrje faktorit politik që të ruaj paqen dhe stabilitetin. “Eshte ne interesin e te gjithe popujeve ne rajon qe te ruhet stabiliteti si dhe që krizat te zgjidhen me mjete politike”, ka thënë kryekuvendari Kadri Veseli./21Media

Back to top button