“Veseli jashtëzakonisht më i dobët se Thaçi”

Në emisionin e sotëm “Click” në Radiotelevizionin 21 opinionisti Parim Olluri dha mendimin e tij për dështimin e PDK-së

Olluri tha se kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli është treguar jashtëzakonisht më i dobët se Hashim Thaçi në menaxhimin e një partie politike.

Sipas Ollurit Veseli do të mund të arsyetohet se ka qenë vetë Thaçi ai që e ka dërguar partinë në atë gjendje, me akuzat, korrupsionin e gjërat tjera, saqë Veseli e ka të vështirë që ta menaxhojë një parti ku shumica e kryesisë dhe këshillit drejtues janë nën akuzë dhe kanë imazh të korruptuar në publik, shkruan rtv21.tv.

Faji i Veselit deklaron Olluri është se nuk ka arritur t’i zgjidhë këto probleme, duke mos arritur të shënojë sukses në Drenas si bastion i PDK-së, nuk ka arritur të shënojë suksese në parlament pasi prej 36 deputetëve sa ka pasur në zgjedhjet e kaluara ka rënë në rreth 25 deputetë, që në fund të fundit është dështim për liderin e PDK-së./21Media

Back to top button