Fajon: Kosova e meriton liberalizimin e vizave

Fajon: Kosova e meriton liberalizimin e vizave

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, gjatë vizitës në Strasburg është takuar me Raportuesen në Parlamentin Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, Tanja Fajon. Në takim është diskutuar për procesin e liberalizimit të vizave dhe rrugën euro-integruese të Kosovës. Kryeparlamentari Veseli ka marr mbështetje të plotë nga Fajon për liberalizimin e vizave. /21Media