Veseli: JO rritjes së pagave

Sipas kryeparlamentarit në rend të parë janë qytetarët 

Anëtarët e Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa sot kanë aprovuar kornizën afatmesme të shpenzimeve për vitin 2018-2020 për Kuvendin e Kosovës.

Në këtë plan është paraparë të ketë rritje të shpenzimeve për pagat dhe mëditjet e deputetëve për periudhën krahasuar me atë të vitit 2017

Për këtë ka reaguar Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli. Ai përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”, ka shkruar se është kundër rritjes së pagave të deputetëve.

“Sapo dëgjova për planet e disa deputetëve për rritje të rrogave të tyre. Jam kategorikisht kundër rritjes së rrogave të politikanëve. Kur popullit t’ja rrisim rrogat dhe standardin e jetës, atëherë politikanët le të mendojnë për rrogat e veta”, ka shkruar Veseli.

Nga viti 2018 Kuvendi në cash ka paraparë rritje të pagave dhe mëditjeve për 500 mijë euro , dhe 900 mijë euro për vitin 2019./21Media

Back to top button