Veseli kërkon mbështetje për “Fillimin e Ri”

Kryetari i PDK-së i ka ftuar mbështetësit në kurorzimin e fushatës

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka bërë të ditur se nesër në ora 15.00 do të mbahet takimi përmbyllës i fushatës së kësaj partie në Prishtinë dhe ka ftuar gjithë elektoratin dhe qytetarët që të marrin pjesë për të dëshmuar mbështetjen e fuqishme për misionin “Fillimi i Ri”.

“Nesër kurorëzojmë fushatën e Fillimit të Ri me një festë, ku të gjithë jeni të ftuar të merrni pjesë. Ejani me të afërmit tuaj, që të gjithë së bashku ta dëshmojmë mbështetjen e fuqishme për Fillimin e Ri”, ka thënë Veseli përmes një shkrimi në “Facebook”.

Kujtojmë se nesër është dita e fundit e fushatës zgjedhore./21Media

 

Back to top button