Veseli kërkon unitet për dialogun

Thotë se nuk do të ketë shkëmbim territoresh me Serbinë

Kosova nuk ka pretendime për më tepër territor, por as nuk do të japë territor. Kështu është zotuar i pari i legjislativit Kadri Veseli.

Ai thotë se vendit i nevojitet unitet për dialogun me Serbinë e që Presidenti ka rolin e tij kushtetues.

Kritika ka adresuar për Bashkimin Evropian për mosliberalizimin e vizave për kosovarët, megjithatë thotë se BE mbetet partner i Kosovës në rrugën e saj perëndimore.

Përgjegjësi politike ka kërkuar edhe nga dy partitë opozitare LDK e Vetëvendosje, duke thënë se nuk duhet të refuzojnë bashkëpunimin kur është në  pyetje interesi nacional. Ai shprehet i bindur se është e pashmangshme njohja e shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë./21Media

Back to top button