Veseli: Kjo ëndërr u bë realitet

Kushtetuta është identiteti i Kosovës

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli në fjalimin e tij për nder të nëntë vjetorit të Kushtetutës së Kosovës, ka thënë se Kushtetuta është identiteti i shtetit tonë të pavarur dhe sovran.

Veseli tha se historia e Kushtetutës është e gjatë dhe e dhimbshme që ndërlidhet edhe me të kaluarën.

Tutje, Veseli ka përkujtuar sfidat e studentëve dhe minatorëve gjatë viteve të 80-ta për të realizuar ëndrrën e shtetit të pavarur.

“Prilli 2008 kjo ëndërr u bë realitet, u krijua Kushtetuta për të zbatuar deklaratën e Pavarësisë dhe vullnetin e popullit”, tha Veseli.

Sipas tij Kushtetuta përmban standardet më të larta të lirive dhe të drejtave të njeriut, por që ende ka sfida që këto të drejta të respektohen plotësisht.

Back to top button