Nga Lojërat Mesdhetare në Spanjë Kosovës iu sollën 4 medalje- 3 të arta dhe një e argjendë

Nga Lojërat Mesdhetare në Spanjë Kosovës iu sollën 4 medalje- 3 të arta dhe një e argjendë

Akil Gajkova, Distria Krasniqi e Nora Gjakova  janë xhudistët  të cilët fituan medaljet e arta në Spanjë kurse Loriana Kukaj fitoi të argjendën.

Pas kësaj, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka deklaruar se sportistët duhet të përkrahen edhe më tutje.

“Dje Akili e sot Loriana. Kosova tregoi edhe një herë se është kampione në xhudo. Deri më tash, 4 medalje – 3 të arta dhe një e argjendtë në Lojërat Mesdhetare në Spanjë janë treguesi më i mirë i potencialit të jashtëzakonshëm që ka Kosova në sport. Përgëzime gjithë komunitetit sportiv për këto të arritura. Përkrahja për sportistët duhet dhe do të rritet edhe më tej.”, ka shkruar Veseli.

Kosova për herë të parë po marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018” që po mbahen në Spanjë. 40 sportistë, 13 trajnerë dhe 4 gjyqtarë po përfaqësojnë Kosovën në këtë garë ndërkombëtare. Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018” kanë filluar nga 22 qershor dhe do të vazhdojnë deri më 1 korrik 2018. /21Media

Loriana Kuka ia sjell medaljen e katërt Kosovës, por jo të artën