Veseli: Kosova do të vazhdojë reformat ekonomike

Veseli gjatë takimit me zëvendësdrejtorin menaxhues të FMN-së

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim Zëvendësdrejtorin Menaxhues të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Tao Zhang.

Veseli falënderoi FMN-në për mbështetjen që i ka dhënë dhe po i jep Kosovës.

Sipas një komunikate për medie, u vlerësua lart gjendja stabile financiare në Kosovë, si dhe u theksua fakti se Kosova ka shënuar përparim të konsiderueshëm në menaxhimin e financave publike.

Në të njëjtën kohë u konfirmua fakti tjetër se Kosova është vendi me normën e rritjes më të madhe ekonomike në rajon.

Veseli foli për nevojën e fuqizimit të mëtutjeshëm të sektorit privat, i cili kontribuon shumë në progresin ekonomik të vendit tonë dhe mirëqenien e qytetarëve tonë. Në këtë drejtim, ai theksoi se reformat ekonomike së bashku me qeverisjen e mirë dhe sundimin e ligjit do të jenë prioritete të përhershme./21Media

Back to top button