Veseli kujton 11 shtatorin

Veseli kujton 11 shtatorin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka kujtuar viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit duke thënë se Kosova është përkrah popullit amerikan.

“Në përvjetorin e gjashtëmbëdhjetë të sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në zemrën e lirisë dhe demokracisë, Kosova është përkrah popullit mik amerikan për t’i kujtuar dhe për të mos i harruar kurrë mbi 3.000 jetët që u morën mizorisht dhe për t’i nderuar heronjtë që shpëtuan njerëzit në flakë e gërmadha, ashtu siç është palëkundshëm mbështetëse e luftës kundër terrorizmit”, ka shkruar Veseli në llogarinë e tij zyrtare “Facebook”.

Sot është 16 vjetori i sulmit terrorist mbi kullat binjake ku humbën jetën mijëra njerëz./21Media