Me rastin e përvjetorit të fillimit të Revolucionit Francez

Me rastin e përvjetorit të fillimit të Revolucionit Francez

Kreu i Kuvendit në largim, Kadri Veseli përmes një postimi në “Facebook”, tha se kujtojnë vlerat që i ofroi Dita e Bastijës.

“Në përvjetorin e 228 të sulmit të njohur si Dita e Bastijës në Paris, sot kujtojmë vlerat që i ofroi kjo ditë njerëzimit, Lirinë, Barazinë, Vëllazërinë. Këto vlera ishin burim i fuqishëm inspirimi për popujt dhe shtetet ndër shekuj, andaj këto vlera edhe janë ura të pashkëputshme miqësie të përbashkët, në mes të Republikës së Francës dhe Republikës së Kosovës”, ka thënë ai përmes një statusi.

Më 14 korrik Franca përkujton mësymjen në Bastijë në vitin 1789, një ngjarje që shënoi fillimin e Revolucionit Francez.

Këtë vit u festua dhe 100 vjetori i vendimit të Shteteve të Bashkuara për të hyrë në Luftën e Parë Botërore, duke i shpallur luftë Gjermanisë./21Media