Veseli: Ankesat te ndërkombëtarët qëndrim i ulët i Kurtit

Veseli: Ankesat te ndërkombëtarët qëndrim i ulët i Kurtit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli thënë se Kyreministri Albin Kurti po bën ankesa te ndërkombëtarët për të zbutur reagimin e opozitës në për heqjen e tarifës.

Ai po ashtu ka kritikuar Kurtin se “përveç vonesave nuk po zgjidh asnjë çështje jetike të qytetarëve të këtij vendi”.

Sipas Veselit Kurti duhet të mos ik dhe mos të manipulojë.

“Ky debat në publik i duhet pikërisht atij, që të manipulojë duke i ikur vendimmarrjes dhe përgjegjësisë shtetërore. Por, kjo nuk i duhet sot Kosovës. Kjo qasje i duhet vetëm Kryeministrit për të evituar debatin publik për mungesën e programit qeverisës, për shkeljen e premtimeve të tij elektorale para qytetarëve, për mungesën e guximit vendimmarrës dhe për shumëçka tjetër.”, ka shkruar ndër tjerash Veseli./21Media

Ka disa ditë që në publik po problematizohet seriozisht çështja e tarifës dhe e takimeve të Albin Kurtit me…

Gepostet von Kadri Veseli am Mittwoch, 26. Februar 2020