Sipas Veselit, Kushtetuta përmban standardet më të larta të drejtave dhe lirive të njeriut

Loading...

Sipas Veselit, Kushtetuta përmban standardet më të larta të drejtave dhe lirive të njeriut

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka uruar Kushtetutën e Kosovës në 10 vjetorin e saj.

Veseli përmes një postimi është shprehur se përmes Kushtetutës përmbanë standardet më të larta të drejtave dhe lirive të njeriut.

”Në këto dhjetë vjet, Kushtetuta e Republikës së Kosovës ka arritur të jetësojë detyrat dhe funksionet themelore të mekanizmave të shtetit tonë, duke arritur qëllimin e vet thelbësor me sukses. Nëpërmjet saj, kemi dëshmuar mundësitë tona duke ushtruar sovranitetin dhe integritetin e vendit tonë. Kushtetuta e Republikës së Kosovës përmbanë standardet më të larta të drejtave dhe lirive të njeriut”, ka shkruar Veseli, duke shtuar se Kushtetuta është akti më i lartë juridik krijoi bazën për integrimin e shtetit në institucionet euro-atlantike.

Sipas Veselit, ka ende punë për tu bërë, duke i kontribuar avancimit të Kushtetutës dhe zbatueshmërinë e plotë të saj. ”Urime 10 vjetori i Kushtetutës së Republikës së Kosovës!”, ka shkruar më tutje Veseli.

Dhjetë vjet më parë, dy muaj pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës është ratifikuar Kushtetuta e Kosovës në Kuvend, e cila hyri në fuqi më 15 qershor të vitit 2008./21Media