Kryetari i Kuvendit ka thënë se zhvillimi i mediave në Kosovë është një histori suksesi

Kryetari i Kuvendit ka thënë se zhvillimi i mediave në Kosovë është një histori suksesi

Në ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se zhvillimi i mediave në Kosovë është një histori suksesi dhe liria e plotë e tyre është tejet e rëndësishme.

“Kuvendi i Kosovës do të jetë përherë i hapur për gazetarët. Këto ditë, në bashkëpunim me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës dhe NDI, kemi hartuar edhe Rregulloren për rendin dhe qasjen e mediave dhe publikut në punën e Kuvendit – e cila do të mundësojë rritjen e mëtejme të transparencës”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Tutje kryetari i Kuvendit ka thënë se liria e fjalës është një ndër shtyllat themelore të shoqërisë demokratike që synojmë të ndërtojmë dhe se këtë vlerë do ta mbrojmë e promovojmë./21Media

​AGK: Kemi pranuar 8 raste të sulmeve ndaj gazetarëve