Veseli kujton dëshmorët

Veseli kujton dëshmorët

Kryeparlamentari, Kadri Veseli kujtoi në 21-vjetorin e rënies në frontet e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dëshmorët Bekim Berisha-Abeja, Xheladin Kurtaj, Agim Bajrami, Bedri Shala, Besnik Begunca, Elton Zherka dhe Përmet Vula.

Duke shprehur nderimin për veprën e tyre heroike, Veseli tha se Kosova është ende larg vendit për të cilin luftuan dhe ëndërruan Abeja me shokë.

“Ne sot kemi arritur shumë falë sakrificës së tyre por Kosova nuk është akoma ajo që ata kanë ëndërruar. Ende na ngelet shumë për të bërë që të përmbushim aspiratat e Abesë dhe të mijëra dëshmorëve të tjerë, që të kemi një Kosovë të zhvilluar me shumë mundësi për të rinjtë tanë”, tha ai.

Veseli theksoi se duhet që luftës çlirimtare duhet t’ia heqim njollën prej abuzimit me veteranët e rremë.

“Për të nderuar kujtimin e veprës së tyre, ne duhet t’ia heqim njollën që i është vënë luftës sonë çlirimtare prej abuzimit me veteranët e rremë. Ua kemi borxh dëshmorëve që të bëjmë më të mirën për UÇK-në dhe vendin tonë”, tha ai.

Më 10 gusht të vitit 1998, Bekim Berisha i njohur me nofkën “Abeja” si njëri ndër luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ra heroikisht pas një luftimi disa orësh me forcat serbe./21Media