Përkujtohet masakra në Poklek

Përkujtohet masakra në Poklek

Kryeparlamentari Kadri Veseli sot qëndroi në Poklek të Drenasit për të përkujtuar masakrën që kryen në këtë fshat ushtria dhe policia serbe.

“54 njerëz të pafajshëm u vranë dhe u dogjën në mënyrën me mizore dhe ende sot në dosjet e drejtësisë ndërkombëtare nuk figuron emri i Poklekut, këtij simboli të gjenocidit serb në Kosove.”, shkroi Veseli në facebook.

Ai më tutje u shprej se mund të harrohen e falen shumë gjëra në jetën njerëzore, por “masakrat e Serbisë në Kosovë kurrë s’kemi për t’i harruar. Kurrë s’kemi për t’i falë”.

Në Poklek të Drenicës forcat serbe kanë vrarë dhe kanë masakruar mbi 54 anëtarë të familjes Muqolli dhe Elshani, shumica prej tyre gra, pleq dhe fëmijë. Në të njëjtën ditë, ata kanë vrarë edhe 24 shqiptarë në fshatin Çikatovë e Vjetër./21Media