"6 tetori është para nesh, e cila do të jetë vendimtare për të ardhmen tonë"

“6 tetori është para nesh, e cila do të jetë vendimtare për të ardhmen tonë”

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Kadri Veseli thotë se më 6 tetor, qytetarët do të vendosin nëse janë për një koalicion me ta, apo për atë të konfrontimit. E që sipas tij ky koalicion do të jetë Kurti-Mustafa.

Ai para përkrahësve të tij në Komunën e Istogut tha se për dy vjet qeverisje do të legalizohen pronat, në të cilat jetojnë qytetarët e vendit,që ende nuk kanë. Ai në këtë tubim elektoral, premtoi përkrahje për qytetarët e Istogut në sektorin e bujqësisë dhe atë të blegtorisë.

6 tetori është para nesh, e cila do të jetë vendimtare për të ardhmen tonë, është një ditë referendumi, ku do të vendos Istogu dhe Kosova jonë. Më 6 tetor do të përcaktohet saktësisht, do të jemi një qeverisje, e cila do të jetë në koalicion me SHBA-në dhe qytetarët e vendit, për një ekonomi prodhuese, për një zhvillim të fuqishëm, i cili u krijon shpresë dhe besim njerëzve tonë, apo do të kemi një koalicion i cili na konfronton mes nesh, i vili krijon një jo-shpresë, e ky koalicion është Kurti-Mustafa“, tha Veseli.

Veseli tha se Kosova dhe qytetarët e saj duhet të bëhen bashkë, për një Kosovë ku sundohet ligji dhe korrupsioni.

Do të fuqizojmë të rinjtë dhe të rejat, merruni me sektorin e informacionit, fuqizone vetën dhe ne do të jemi krahë jush. Mësoni gjuhët e huaja, e ardhmja është teknologjia e inovacionit dhe teknologjia e informacionit. Do të përkrahim ndërmarrësinë, asnjë tatim të ri nuk do të ketë, përkundrazi do të ulim të gjitha tatimet. Do të ngris zyrat që kanë për qëllim legalizim të pronave të Kosovës. Janë 350 mijë prona pa leje, janë me mija e mijëra shtëpi që ne jetojmë bashkërisht me dhjetëra vite, dhe nuk kanë tapi për tokë. Për dy vite maksimum do të legalizohen të tëra pronat në Republikën e Kosovës”, ka shtuar Veseli.

Veseli mes tjerash ka premtuar edhe përkrahje ndaj familjarëve të dëshmorëve të kombit. Nga Istogu ka premtuar edhe rritjen e pensioneve.

Lulzim Shoshi, kryetar i degës në Istog tha se duhet të jetë pikësynim bujqësia në Istog.

Prezenca juaj këtu tregon që Partia Demokratike e Kosovës po rritet shumë në Istog. Kryeministër po ju premtoj që tubimet tjera do i organizojmë jashtë se nuk ka sallë që na nxen. Kanë mbetur edhe pesë ditë deri në fund, ju ftoj që të jepni maksimumin që më 6 tetor që të mos lëjmë votë pa votuar për Partinë Demokratike të Kosovës”, tha ai.

Kandidatët për deputetë nga Istogu janë Kaltrina Arifaj dhe Lulzim Shoshi