“Fitorja e PDK-së do ta fuqizoj edhe më shumë bashkëpunimin me SHBA"

“Fitorja e PDK-së do ta fuqizoj edhe më shumë bashkëpunimin me SHBA”

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Kadri Veseli në tubimin elektoral në Drenas u zotua se fitorja e PDK-së në zgjedhjet e 6 tetorit do i fuqizoi edhe më shumë marrëdhëniet me SHBA-të.

Edhe nga Drenasi ai premtoi se do ta vazhdojë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Sipas tij, në këto zgjedhje qytetari do të vendoset mes koalicionit të shpresës me SHBA që e udhëheq PDK-ja, dhe koalicionit të izolimit dhe të thellimit të korrupsionit që përfaqësojnë partitë e tjera.

“Fitorja e PDK-së do ta fuqizoj edhe më shumë bashkëpunimin me SHBA. Si mund të ecë Kosova përpara nëse është e përçarë me miqtë. Si mund të ecë Kosova nëse është e përçarë me miqtë e saj amerikanë. Ne duhet ta ndërtojmë një vizion të Kosovës me ekonomi të zhvilluar, rini e ndërmarrësi. Ky është vizioni i juaj dhe i PDK-së që do të fitoj me 6 tetor…. Zgjedhja është mes koalicionit të shpresës me SHBA dhe koalicionit të izolimit dhe thellimit të korrupsionit”, ka thënë Veseli.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci tha se shumë projekte të premtuar nga ai janë realizuar, derisa disa të tjera janë drejt realizimit si shkolla, rrugët me katër korsi, rregullimi i shtratit të lumit Drenisa e shumë projekte të tjera.

Lladrovci theksoi se Dekada e Re është platforma më e qartë për jetësim të qeverisjes së mirë, llogaridhënës dhe me njerëz të pa korruptuar.

“Dekada e Re për ty dhe shtetin, në krye me kryeministrin në ardhje Kadri Veselin do jetë e pakompromis ndaj shkelësve të ligjit dhe atyre që keqpërdoren detyrën zyrtare. Zotëri Veseli e ke dëshmuar dhe po dëshmon e vetëm ju dhe PDK ka platformën e qartë për jetësim të qeverisjes së mirë e llogaridhënëse pa njerëz të krimit dhe korrupsionit. Barazia gjinore mundësitë dhe gjasat e barabarta i kemi bërë standard në pushtetin tonë lokal. Të gjitha këto i kemi bërë sepse ne ndërtojmë të ardhmen”, u shpreh Lladrovci.

Kryetari i Degës së PDK-së në Drenas, Sejdi Hoxha derisa ka lavëdruar punën e PDK-së përgjatë viteve, tha se Kadri Veseli si lider i guximshëm ka arritur të bëjë paktin kundër korrupsionit, paktë të cilin Hoxha tha se nuk patën guxim partitë tjera ta nënshkruajnë.

Hoxha i cili është edhe kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës, teksa ka siguruar se Drenasi ka qenë dhe do mbetet boshti i PDK-së, deklaroi se qeveria e ardhshme e Kosovës duhet të udhëhiqet vetëm nga Kadri Veseli pasi që formulat tjera ndër vite kanë treguar se nuk funksionojnë.

“Është i vetmi lider që ka eksperiencën, dijen dhe guximin që për  të marr vendime të mëdha për vendin për të jetësuar këtë dokument i cili shpresa e vetme e gjithë qytetarëve të vendit. Dekada e Re është shpresa e vetme për qytetarët e Kosovës. Kosova sot nuk ka nevojë për lider përqarës, për liderë që edhe projektet e mëdha duan t’i zhvendosin nga Drenasi”, tha ai.

Kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së nga komuna e Drenasit janë Ferat Shala, Sejdi Hoxha, Elmie Plakiqi, Gani Halilaj,Petrit Hajdari, Muhamed Gjoka