"U trishtova kur dëgjova historitë e tyre për të rinjtë që po emigrojnë"

“U trishtova kur dëgjova historitë e tyre për të rinjtë që po emigrojnë”

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka takuar disa nga bashkëluftëtarët e tij, shkruan rtv21.tv

Veseli ka thënë se është trishtuar kur ka dëgjuar historitë e tyre për të rinjtë që po emigrojnë, sepse korrupsioni e nepotizmi i ka lënë pa mundësi në Kosovë.

“Me bashkëluftëtarët e mi kujtuam momente krenarie e dhimbjeje nga lufta. U trishtova kur dëgjova historitë e tyre për të rinjtë që po emigrojnë, sepse korrupsioni e nepotizmi i ka lënë pa mundësi në Kosovë. Jam mirënjohës ndaj tyre që njësoj sikurse patën besim tek unë gjatë luftës kundër Serbisë, do të më ofrojnë mbështetjen e tyre edhe në luftën kundër korrupsionit për ta mbajtur rininë këtu”, ka shkruar Veseli në Facebook./21Media