Veseli: Me emër të Zotit, Serbia do ta njohë Kosovën

Veseli thekson se ka vetëm një epilog nga procesi i dialogut

Pas takimit të thirrur nga kryeparlamentari Kadri Veseli me ekipin negociator, Veseli dhe bashkëkryesuesi i delegacionit shtetëror, Shpend Ahmeti dolën në një konferencë për medie. Ndër të tjera, Veseli tha se ka vetëm një vendimmarrje, ajo sipas tij, është Kosova e pavarur e sovrane, Kosova e pacenuar, njohja e Kosovës nga Serbia dhe ulësja në Kombet e Bashkuara.

“Ka vetëm një epilog prej kësaj pune, te procesi i dialogut. Kosova shtet i pavarur e sovran me territor të plotë, Kosova në organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe me emër të Zotit kshtu ashtu ka me njoft Serbia-Kosovën, dine.”, tha Veseli.

Veseli, duke folur për mospjesëmarrjen e LDK-së dhe VV-së ka thënë se LDK qe 20 vjet po i fërkon duart.

“Siç duket LDK po e dinë se nuk është rendi i zgjedhjeve dhe sa më shumë po flasim për procesin e dialogut ata po e intensifikojnë edhe më shumë çështjen e procesit zgjedhor, si një mënyrë për të fituar politikisht ndaj neve, që jemi në procesin e dialogut. Unë kisha thënë se është mirë të marrin përgjegjësi dhe të mos mendojnë shumë kur është momenti për vendimmarrjet e rëndësishmet ë vendit. Është Kuvendi i Kosovës që do të vendos për çdo vendimmarrje të marrë nga ekipi negociator. Kam dhe një farë ftese për LDK-në:  Mos i fërkoni duart, sa maroj qe 20 vjet. Ska me na gjet kurgjo. As prej Gjykatës Speciale dhe se kem njet me gabu, kot po i fërkon durt. Tani edhe njo. Le të bahet gati, kadal dale. Shkojmë në reformën zgjedhore dhe hina në zgjedhje. Dhe çdo herë le t’i pranon zgjedhjet”, tha Veseli.

Ndërkaq, bashkëkryesuesi i dialogut, Shpend Ahmeti tha se nuk do të ketë më dialog teknik dhe se ky dialog rezulton me njohje të ndërsjelltë.

Në takimin e sotëm të thirrur nga kryeparlamentari Kadri Veseli munguan dy partitë opozitare, Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, si dhe presidenti Hashim Thaçi./21Media

Back to top button