Veseli bën homazhe pranë shtatores së heroit

Në kujtim dhe respekt të veprës heroike

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli sot me rastin e  27-vjetorit të vdekjes së veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Fadil Vatës, ka bërë nderime pranë shtatores së këtij heroi në qytetin e Suharekës.

Më ketë rast, kryeparlamentari Veseli ka vendosur një tufë lulesh, në kujtim dhe respekt të veprës heroike të Fadil Vatës.

Fadil Vata ishte njëri nga veprimtarët dhe udhëheqësit më të devotshëm të Lëvizjes kombëtare shqiptare të viteve ’80-ta, i cili vdiq në vitin 1990, si pasojë e dhunës dhe torturave çnjerëzore që u ushtruan mbi të në kazamatet jugosllave./21Media

Back to top button